Transmetuar më 28-12-2018, 17:42

Emigrantët shqiptarë kanë nisur protestën e tyre para godinës së kryeministrisë kundër krimit dhe varfërisë.

Ndonëse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka dhënë leje për protestën, emigrantët po përcjellin mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.

Protestës i janë bashkuar edhe një grup studentësh si dhe banorët e zonës së Unazës së Re që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre prej 55 ditësh.

Një nga organizatorët e kësaj proteste është Genc Sejko, një person i cili njihet ndryshe si “njeriu i memeve”.

Ky i fundit jeton prej vitesh në Britaninë e Madhe por herë pas here ka ironizuar nëpërmjet "memeve" politikanë të ndryshëm shqiptarë.