Transmetuar më 28-12-2018, 22:38

Avokado është një nga frutat më të dobishëm për shëndetin tonë, plus fara e avokados është shumë e fuqishme dhe e dobishme.

Mbi 65% e aminoacideve mund të gjenden në farën e avokados, gjithashtu ajo përmban më shumë fibra se shumë ushqime të tjera.

Ajo është shumë efektive në luftimin e artritit, si një anti-inflamator. Fara e avokados ndihmon për të reduktuar inflamacionin e traktit gastrointestinal. Gjithashtu është e dobishme për diarre, ajo mund të përdoret për të bërë ilaçe për luftimin e infeksioneve dhe problemet e stomakut.

Është burim i mirë i përtëritjes dhe sipas studimeve të fundit, u gjet se kjo farë rrit nivelin e kolagjenit, duke ndihmuar në reduktimin e rrudhave. Forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve.

Është tepër efektive kur është fjala për të djegur yndyrë. Përmban nivele të larta të energjisë duke ju ndihmuar të mbani energji gjatë gjithë ditës. Kjo farë mund të konsumohet në sallata, çaj, lëngje. Avokado parandalon zhvillimin e tumoreve falë përmbajtjes së flavonoideve. /b.l/noa.al