Transmetuar më 28-12-2018, 22:16

E tmerrshme është ajo që ka ndodhur në Pakistan, ku një vajzë 3-vjeçare u përdhunua dhe u vra në Abbottabad, rrethin e Khyber Pakhtunkhwa.

Sipas policisë, fëmija me emrin Faryal ishte zhdukur të martën në orën 14 (nga koha lokale) nga shtëpia e saj. Prindërit kishin filluar ta kërkonin, por nuk e gjetën dhe e raportuan të zhdukur në stacionin e policisë lokale.

Policia menjëherë filloi kërkimin e fëmijës dhe më pas gjetën trupin e saj të pajetë mëngjesin e të mërkurës në një kanal uji të afërt.

Policia ka arrestuar rreth 30 të dyshuar, gjë që mendohet se më shumë njerëz mund të kenë vepruar kundër fëmijës së varfër se sa një person, një grup.

Vajza “vdiq për shkak të frikës dhe dhimbjes, ajo u përdhunua”, tha oficeri i policisë Muhammad Ijaz.

Janarin e kaluar, 6-vjeçari Zainab Ansari u përdhunua dhe u vra në zonën e Kasur të Punjab. Historia e tij nxiti protesta të ashpra anembanë vendit. Policia pastaj arriti të arrestonte torturuesin e tij, Imran Aliun, të dënuar me vdekje dhe të varur në tetor./b.l/noa.al/