Transmetuar më 28-12-2018, 21:40

Nuk janë të paktë personat që ankohen se i kanë në mënyrë të vazhdueshme këmbët e plota.

Por përballë kësaj ftohtësie periferike qëndron një problem që nuk duhet neglizhuar.

Të paturit e këmbëve të ftohta, mund të jetë sinjal se tiroidja juaj nuk funksionon mirë dhe se ju vuani nga hipotiroidizmi.

Mund të ndodhë që të keni probleme edhe me qarkullimin e gjakut, sidomos nëse i keni këmbët e akullta jo vetëm në dimër, por edhe në verë.

Por ka edhe disa sëmundje kardiake, si sëmundja e arteriozës periferike, që shkaktojnë ngushtim të arterieve dhe pengojnë fluksin e gjakut, sidomos në ekstremet e trupit, si në duar dhe këmbë.

Kështu që nëse vini re se këmbët tuaja janë gjithmonë të ftohta, konsultohuni me mjekun për të kuptuar problemin që keni. /a.y/noa.al