Transmetuar më 28-12-2018, 10:53

Një krim i rëndë me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur, është shënuar në Bulqizë.

Mësohet se ditën e djeshme, e enjte, dhëndri i ka prerë veshët vëllait të nuses.

Ngjarja ka ndodhur në Maqellarë, ku ditën e sotme dhëndri Adriatik Jella 40 vjeç, ka shkuar prapë në shtëpinë e nuses dhe ka plagosur me thikë një person tjetër.

Por në këto kushte babai i vajzës dhe dhëndri i të dyshuarit e ka goditur me një shkop pas koke.

Kjo ka bërë që dhëndri të gjejë vdekjen.

Policia tha se si të dyshuar janë arrestuar tre persona. Nga ana e policisë së Dibrës u bë arrestimi i Veli Çidhnaku, 68 vjeç, banues në Topojan, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim dhe G.D., 28 vjeç dhe A.D., 34 vjeç, vëllezër për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, të kryer në bashkëpunim./a.y/noa.al