Transmetuar më 28-12-2018, 08:20

Partia Socialiste mbledh ditën e sotme Asamblenë Kombëtare, mbledhje e cila do të nisë në orën 10.00 të paradites së sotme.

Gjatë saj fjalën kryesore do e mbajë Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste.

Janë tetë pika ato që do të diskutohen gjatë mbledhjes së sotme, ku mes tyre është raportimi lidhur me performancën e qeverisjes.

Ndër të tjera do të diskutohet edhe mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative

Axhenda e Asamblesë së PS

-Fjala e kryetarit të Partisë Solcialiste, kryeministrit Edi Rama.

-Raportim mbi performancën e qeverisë. Bashkëngjitur informacion nga analizat e zhvilluara nga partia Socialiste dhe grupit parlamentar me çdo ministër të qeverisë.

-Raportim i Koordinatorit Kombëtar, Elisa Spiropali, për ecurinë e deritanishme të procesit të bashkëqeverisjes.

-Udhëzim për zhvillimin e Llogaridhënies Publike të qeverisjes qendrore dhe vendore “Puna për Shqipërinë që duam”, prej datës 1 maj deri më 30 qershor 2018.

-Informacion për punën e deritanishme mbi analizën e performancës së qeverisjes vendore.

-Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën janar-prill 2018.

-Vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së Partisë Socialiste për vitin 2018.

-Çështje të tjera. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd