Transmetuar më 27-12-2018, 21:18

Një mjet në formë të çuditshme unazore, me ngjyrë të zezë, është filmuar duke u shfaqur në qiell mbi kryeqytetin e Rusisë.

Pamjet janë kapur nga një person i rastësishëm në një bllok banimi në rrethin e Zyablikov të premten, më 7 dhjetor.

Ai e përshkruan “formën e veçantë” duke qëndruar në ajër për një kohë të gjatë dhe tha se “dukej si një UFO”.

Edhe pse ata shtuan se ka shumë të ngjarë të ketë qenë një unazë tymi, por nuk kishte shpjegim se si dhe pse ishte në ajër.

Pamjet janë publikuar nga “Mirror” por nuk dihet se përse janë fshirë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd