Transmetuar më 27-12-2018, 17:31

Fansat shpesh zgjedhin që t’i bëjnë dhurata të famshmëve të tyre të preferuar. Ky duket se është dhe rasti i këngëtares Anxhela Peristeri, e cila tregoi për emisionin “Soiree” surprizën që kishte marrë nga një fanse e saj.

Anxhela tregoi një episod të pazakontë që i kishte ndodhur me një fanse, e cila i kishte ofruar të gjithë pasurinë e saj.

Dhe si kishte vepruar ajo? Këngëtarja nuk ishte tunduar nga dhurata e pazakontë, por e kishte refuzuar menjëherë.

“Ka qenë një histori e gjatë. Një grua që donte të më linte një pasuri dhe nuk e pranova. Mendoj që asnjeri nuk të jep diçka kaq të madhe pa e njohur dhe pa pasur diçka. Gjithçka ka një prapaskenë. Dhuratat nuk duhen pranuar nëse nuk vijnë nga njerëz të afërt”, u shpreh këngëtarja.