Transmetuar më 27-12-2018, 08:37

Presidenti amerikan Donald Trump dhe zonja e parë Melania, shkuan në një vizitë surprizë në Irak, pranë trupave amerikane, me rastin e festave të fundvitit.

Lajmi bëhet me dije nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, ku gjatë takimit Presidenti tha se nuk ka asnjë plan për ti tërhequr trupat.

Vizita u organizua në sekret të madh, rreth një javë pas lajmërimit për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Një vendim lidhur me atë që Trump e quajti “fitore” ndaj ISIS.

Gjatë vizitës në Irak, Trump tha se nuk ka asnjë plan për tërheqjen e trupave nga Iraku dhe se qëndrimi atje do të vijojë pa limit.

“Vendet e zonës duhet të dalin përpara dhe të marrin më shumë përgjegjësi”, iu tha Trump, ushtarëve amerikan. /a.y/noa.al