Transmetuar më 26-12-2018, 19:29

Rusia vijon me shpenzime marramendëse për t’u forcuar ushtarakisht. Së fundmi, Kremlini ka bërë me dije se ushtria ruse ka testuar me sukses një armë të re hipersonike.

I pranishëm në këtë iniciativë, Presidenti Putin tha se këtë lloj arme nuk e kapin dot as radërët.

Sipas tij, ajo do të garantojë sigurinë e Rusisë në dekadat që do të vijnë.

Parametrat e armës u verifikuan me sukses gjatë nisjes së saj në bazën raketore në Dombarovskiy, në malet Urale.

Sipas zyrtarëve rusë, ajo arriti të godasë me sukses një objektiv të ndodhur 6 mijë kilometra larg vendit të nisjes.

Presidenti Putin e quajti armën e re “Avangard” duke thënë se ajo nuk mund të zbulohet gjatë fluturimit.

Sistemi i ri do të hyjë në shërbim të forcave armatosur ruse vitin e ardhshëm. /k.k/noa.al/