Transmetuar më 26-12-2018, 19:16

Zjarri që ra pak ditë më parë në tregun e Laçit ka qenë i qëllimshëm. Në këtë përfundim ka arritur Policia e Kurbinit pas informacioneve të mbledhura.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se tregu i shkrumbuar nuk ka qenë i regjistruar si biznes, dhe për pasojë ka ushtruar aktivitet në mënyrë informale.

Policia thotë se në përfundimin që zjarri ka qenë i qëllimshëm ka ardhur pas dëshmive të shumta, ndërsa ende mbetet mister autori.

Tregtarët nga ana tjetër flasin për dëme të mëdha financiare, ndërsa thonë se ky aktivitetet për shumicën ishte e vetmja e ardhur për familjet e tyre.

Prokuroria e Kurbinit vijon hetimet në lidhje me djegien e tregut, por ende nuk ka asnjë person të proceduar. /k.k/noa.al/