Transmetuar më 26-12-2018, 17:32

Temperaturat e ulëta dhe dëbora janë imazhi i parë që të vjen ndër mend kur kujton Krishtlindjet. Por nuk ndodh kështu në çdo vend të botës.

Ndërkohë që Europa është nën pushtetin e temperaturave nën 0 gradë Celsius, në Australi termometri shënon 35 gradë Celsius.

Në “Bondi Beach” të Sidnei njerëzit ishin veshur me rroba festive, duke përfshirë kapelet e Santa-s dhe bikini të kuq dhe shijuan atmosferën e festës.

Madje në plazh ishte e zbukuruar edhe pema e Krishtlindjes, për t’i dhënë atmosferën e duhur festës.

Australia Krishtlindjet i feston ndryshe. Njerëzit këtu i presin festat duke marrë rreze dielli në plazh./b.l/noa.al/