Transmetuar më 26-12-2018, 08:53

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë të shkallës rihter, u shënua në orën 03.18 të mëngjesit të sotëm, në veri të Catanias, në Itali.

Sipas Institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë (Ingv), tërmeti e kishte epiqendrën në 1 kilometër thellësi në afërsi të komuinave Viagrande dhe Trecastagni.

Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme, shumë persona dolën në rrugë në gjendje paniku.

Janë dhjetë persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve të shënuara nga tërmeti, për shkak të shembjes së mureve të disa ndërtesave.

Tërmeti i fuqishëm vjen pas aktivizimit të vullkanit Etna, i cili ditëve të fundit ka nisur të nxjerrë furishëm llavë. /a.y/noa.al