Transmetuar më 26-12-2018, 08:29

Këngëtarja Maya Aliçkaj, ka zbuluar me rastin e ditës së Krishtlindjeve se është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet duke shtyrë karrocën me të birin, teksa prej pak ditësh është bërë nënë.

“Gëzuar Krishtlindjet! Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti më bekoi me një djalë. Edhe një herë gëzuar dhe Zoti ju bekoftë. Me dashuri Maya & Jonas”, ka shkruar këngëtarja.

Në një intervistë televizive Maya ka treguar se ka dëshiruar prej kohësh të bëhej me fëmijë, por nuk ka mundur dot.

Po ashtu ajo ka thënë se nuk kishte preferencë për gjininë, por se i mjaftonte që të ishte fëmijë i shëndetshëm. /a.y/noa.al