Transmetuar më 25-12-2018, 18:47

Një grua po lufton me vdekjen pas një ngjarjeje shokuse ditën e Krishtlindjes.

Ajo u sulmua ng një ari që i shqeu krahun dhe i shkaktoi plagë të rënda, në një shtëpi në Rusi.

Bisha e zemëruar kafshoi dorën e saj, ndërsa ajo po ushqente kafshën e egër nëpërmjet kangjellave të dritares.

Gruaja 53-vjeçare e paidentifikuar është tani në kujdesi intensiv pas sulmit në qytetin rus të Açinskut.

Ajo pësoi humbje të madhe të gjakut dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent të krahut. /k.k/noa.al/