Transmetuar më 25-12-2018, 13:32

Një ngjarje e tmerrshme, e cilësuar si krim për nder është shënuar në Indi, ku një vajzë e re u dogj gjatë kësaj të diele e gjallë, nga ana e të atit.

Krimi tronditës ndodhi në Kalamadugu, një fshat në distriktin e Mancherial, në shtetin e Telangana.

Mediat vendase thonë, se Anuradha, u “ndëshkua” pasi u martua me një bashkëmoshatarin e saj nga një kastë më e ulët.

Vajza vinte nga kasta Yadava, ndërsa i shoqi Laxman, i përkiste asaj më të ulët Padmashali.

Një zyrtar i policisë tha se tre persona u arrestuan lidhur me krimin e kësaj të diele, mes tyre babai i vajzës dhe dy shokë të tij, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë.

Lidhja klandestine mes dy të rinjve zgjaste prej katër vitesh, deri kur disa muaj më parë familja e vajzës e denoncoi dhe bëri denoncim për të riun, për ngacmim.

Në atë moment Anuradha dhe Laxman u arratisën në Hyderabad dhe një muaj më parë u martuan, shkruan noa.al.

Por javën e kaluar ata u kthyen në fshat, tek familja e djalit. Mirëpo mbrëmjen e së dielës, babai i Anuradha i shoqëruar me dy të tjerë shkoi në shtëpinë e dhëndrit të padëshiruar, e mori vajzën me forcë, ku më tej e rrahu dhe e dogji të gjallë. /a.y/noa.al