Transmetuar më 25-12-2018, 10:19

Një grataçelë me 33 kate Opal Tower, pranë qendrës së Sidnei në Australi, e cila përfundoi së ndërtuari në muajin gusht, u evakuua në vigjilje të Krishtlindjeve, gjatë kësaj të hëne.

Gjithçka për shkak se u dëgjuan disa kërcitje, të cilat krijuan panik për shembje të godinës, duke çuar në evakuimin e 3 mijë personave.

Inxhinierët dhe policia konfirmuan se grataçela u zhvendos me dy milimetra.

Kulla përfundoi në muajin gusht dhe ka 392 apartamente, një qendër tregtare dhe një qendër përkujdesje për fëmijët.

Shërbimet e ujit dhe gazit ndërhyn në objekt duke ndërprerë furnizimin,

Një banor i kullës tha për mediat vendase se dëgjoi një kërcitje të fortë, njëlloj sikur ndërtesa të ishte duke u thërrmuar. /a.y/noa.al