Transmetuar më 25-12-2018, 09:26

U mundua që të braktiste qenin e tij në rrugë, por ai nuk reagoi aspak mirë.

Protagonist i videos që gjeni më poshtë, e publikuar nga shoqata për mbrojtjen e kafshëve RSPCA, është një burrë dhe qeni i tij.

Ngjarja vjen nga Anglia, ku shihet se si burri ndalon në rrugë, lë qenin në rrugë dhe mundohet të kthehet nxitimthi në makinën e tij.

Qeni i etiketuar si ‘Snoop’ nga RSPCA (Royal Society for the Prevention of Cruelty to Animals), duke vrapuar kthehet tek i zoti dhe mundohet në të gjitha mënyrat, që ti shpëtojë braktisjes.

Gjithçka ndodhi në Stoke-on-Trent të Anglisë mbrëmjen e kësaj të diele, ku pamjet që u kapën nga kamerat e sigurisë së zonës dhe janë vërtetë prekëse.

Pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ka vërshuar një lumë komentesh. /a.y/noa.al