


Në prag të Krishtlindjeve, helikopteri me të cilin udhëtonte guvernatori i shtetit meksikan të Puebla, u rrëzua.
Martha Erika Alonso u zgjodh si guvernator më muajin korrik, ku bashkë me të shoqin Rafael Moreno, gjetën vdekjen që të dy në aksident.
Ngjarja e rëndë u shënua në orët e vona të kësaj të hëne, ndërsa Alonso vetëm pak ditë kishte që ishte betuar si guvernatore.
Aksidenti u shënua jo shumë larg kryeqytetit të Puebla, e njohur ndryshe si “de los Angeles”, qyteti i engjëjve, i cili ndodhet 130 kilometër larg Meksikos.
Lajmi për aksidentin tragjik u dha nga Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez.
Duke qenë se dinamika e aksidentit nuk është e qartë, Presidenti tha, “Autorizoj të gjithë autoritetet që të hetojnë shkaqet e aksidentit dhe se si duhet vepruar”.
Në aksidentin tragjik të kësaj të hëne, gjetën vdekjen edhe dy pilotët. /a.y/noa.al