Transmetuar më 24-12-2018, 22:54

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Laç.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjën e sotme në superstradën Lezhë-Laç.

Në aksident janë përplasur 2 automjete, konkretisht në afërsi të urës së Milotit.

Si pasojë e aksidentit dyshohet për pesë persona të plagosur ku dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se dy të plagosurit në gjendje të rëndë, janë transportuar drejt Tiranës ndersa tre të tjerë për në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të ofruar ndihmën e shpejtë.

Ndërkohë, po hetohet edhe për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor.

Kushtet e rënduara të motit mund të jenë një nga shkaqet e aksidentit. /a.k/noa.al/