Transmetuar më 24-12-2018, 22:01

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Laç.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjën e sotme në superstradën Lezhë-Laç.

Në aksident janë përplasur 2 automjete, konkretisht në afërsi të urës së Milotit.

Si pasojë e aksidentit dyshohet për persona të plagosur.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të ofruar ndihmën e shpejtë.

Ndërkohë, po hetohet edhe për shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit rrugor.

Kushtet e rënduara të motit mund të jenë një nga shkaqet e aksidentit. /a.k/noa.al/