Transmetuar më 24-12-2018, 21:19

Sot është një natë e shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë pasi kremtojnë Krishtlindjet.

Kjo ditë simbolizon paqe e dashuri ndër besimtarët, ndërsa kulmon në mesnatë, me mbajtjen e meshës së Krishtlindjes.

Besimtarët luten për paqe, mbarësi e dashuri. Kjo ditë kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, shkëmbimin e dhuratave, kartolinave dhe familjen e bashkuar.

Një urim në prag Krishtlindjesh ka dhënë edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit, “kjo festë mbart frytet shpirtërore të dashurisë, paqes, harmonisë dhe bekimeve që vijnë nga Zoti”.

“Nën pasigurinë tonë, që është përhapur kudo dhe mundon zemrat tona dhe nën kambanën e kishës, lutjeve të besimtarëve, ky kremtim i shenjtë sjelltë për të gjithë besimtarët e krishterë, dhe jo vetëm, një burim jete më të shndritshëm, që mbart frytet shpirtërore të dashurisë, paqes, harmonisë dhe bekimeve që vijnë nga Zoti. Gëzuar Krishtlindjet, ardhshin të bardha! Përzemërsisht!”– shkruan Kryemadhi./a.k/noa.al/