Transmetuar më 24-12-2018, 18:31

Policia ka arrestuar një avokat që akuzohet për korrupsion ndaj gjyqtarëve.

Bëhet fjalë për Sokol Gjinin, që u arrestua pasi ka ndërhyrë për të ndryshuar masën e sigurisë për një të arrestuar.

Po ashtu, bashkë me avokatin, në pranga ka rënë edhe një person tjetër, Eriger Bushi, nga Laçi.

Policia thotë se mbi ta rëndon akuza për veprën penale "korrupsion aktiv i gjyqtarit",

Ndërkohë, për shtetasin Eriger Bushi është caktuar masa detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

"Të arrestuarit kane kryer veprime me qëllimin korruptimin e gjyqtareve për të mundësuar ndryshimin e masës se sigurimit për shtetasin Eriger Bushi", tha policia. /k.k/noa.al/