Transmetuar më 24-12-2018, 18:21

Një ndër produktet që ndihmon pastrimin e mushkërive është lëkura e portokallit. Ajo është e pasur me vitaminën C, aq të nevojshme për organizmin e njeriut.

Por po ashtu përmban flavonoidë, kalçium, magnez dhe bakër. Flavonoidët janë antioksidantë që jo vetëm që pastrojnë mushkëritë, por edhe pengojnë shfaqjen e tumoreve.

Njeriu është i ekspozuar ndaj një niveli të lartë ndotjeje dhe toksinash që vështirësojnë punën e mushkërive.

Ajri është i ndotur dhe të gjitha substancat që futen në trup depozitohen në mushkëri duke rënduar funksionin e tyre.

Lëkura e portokallit duhet pastruar mirë me sodë buke për të larguar pesticidet.

Ajo duhet konsumuar rregullisht ndonëse është e vështirë për t’u kafshuar dhe përtypur.

Ju mund ta përfshini lëkurën e portokallit në lëngje frutash ose ta thani atë dhe më pas ta bluani sa të bëhet pluhur. /k.k/noa.al/