Transmetuar më 24-12-2018, 08:36

Një muzikant afrikano-jugor, kitaristi i jazzit, Musa Manzini, u operua në kokë, për heqjen e një tumori.

Por gjithçka u bë me anestezi lokale, teksa muzikanti i binte kitarës. Manzini 47 vjeç, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila zgjati për gjashtë orë në Inkosi Albert Luthuli Central Hospital të Durban.

Pikërisht për të shmangur paralizën dhe humbjen e funksioneve cerebrale të lëvizjes dhe në veçanti të gishtave, mjekët i kërkuan që ti binte kitarës, në mënyrë që të kontrollonin çdo gabim të mundshëm në kohë reale.

Një prej kirurgëve të ekipit, Rohen Harrichandparsad, shpjegoi se ekzekutimi muzikor i Manzini, iu mundësoi mjekëve që të bënin një ballafaqim në kohë reale, teksa hiqnin pjesën më të madhe të tumorit, shkruan noa.al.

Manzini i ra kitarës gjatë gjysmës së dytë të operacionit të gjatë, teksa mjekët kontrollonin nëse gjithçka ishte në rregull. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd