Transmetuar më 23-12-2018, 17:24

Një hulumtim i fundit i botuar në revistën Neurology, ka përcaktuar se kush janë produktet ushqimore që janë të dobishme për trurin.

Studimi i realizuar nga profesorë të Universitetit Roche në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përcakton se spinaqi apo dhe perimet e tjera jeshile rinovojnë trurin tuaj me të paktën 11 vite.

Studimi zbuloi se njerëzit që hanë të paktën një racion me spinaq çdo ditë, kanë një shkallë më të ulët të gabimit në kujtesë dhe mendojnë më mirë se ata që nuk hanë kurrë ose rrallë perimet jeshile.

“Nëse shtoni perime jeshile në dietën tuaj të përditshme, ato do të zgjasin shëndetin e trurit”, shpjegon Marta Claire Morris, nga Universiteti i Roche në Chicago.

Kjo do të thotë që ju nuk duhet ti ndani nga tavolina juaj perimet jeshile./a.k/noa.al/