Transmetuar më 23-12-2018, 15:07

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Korçë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec.

Shtetasi E.L., 28 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen" me targë AA 022 IX, ka humbur kontrollin e mjetit dhe dyshohet se ka goditur një mjet tjetër tip "Audi", i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Për pasojë shtetasi E.L., ka marrë dëmtime fizike.

Ai është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd