Transmetuar më 23-12-2018, 13:12

Kapsllëku është një problem shumë serioz shëndetësor dhe këtë e dinë më së miri, gjithë ata persona që nuk arrijnë që të shkojnë rregullisht në banjo.

Por për të shpëtuar nga ky problem e sidomos nëse kapsllëku bëhet kronik, ka dy gjëra të thjeshta që mund ti bëni.

Sapo zgjoheni, mos harroni kurrë që të pini një gotë ujë me temperaturë ambienti me stomakun bosh. Mund ti shtoni edhe disa pika vaj ulliri.

Edhe pirja e ujit me temperaturë ambienti gjatë gjithë ditës, ju vjen shumë në ndihmë. Minimumi që duhet të konsumoni, është dy litra ujë në ditë.

Një regjim ushqimor i kujdesshëm është rregulli kryesor për të luftuar kapsllëkun, ndaj sugjerohet që të përdorni sa më shumë ushqime me fibra.

Fibrat janë shumë të rëndësishme për trajtimin e kapsllëkut, për shkak se favorizojnë funksionimin e aparatit tretës, shkruan noa.al.

Ushqimet që këshillohen më shumë janë jeshillëqet, për shkak të vetive të shumta laksative. Mundohuni që të hani spinaq, sallat jeshile apo lulelakër.

Kumbullat janë gjithashtu shumë të këshilluara, pasi prania e fibrave është shumë e lartë në to. Këshillohet që të konsumoni 3-4 kokrra para se të bini të flini dhe do e shihni që të nesërmen nuk do keni problem. /a.y/noa.al