Transmetuar më 23-12-2018, 09:42

Këngëtarja Shakira ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet duke kënduar këngën “Domino” të Andy Williams, bashkë me të atin, William Mebarak.

“87 vjeç, sa i bukur babi im”, shkroi këngëtarja teksa publikoi momentet e duetit.

Bie në sy zëri melodioz i të moshuarit, prej të cilit duket se këngëtarja ka marrë dhe talentin.

Më 7 shtator, gjatë një koncerti në San José, të California, Shakira uroi të atin, për ditëlindjen e tij të 87-të.

“Falenderoij Zotin që më dha mundësinë që të jetoj gjithë këto vite me ty, që më shoqëron gjithmonë me këshillat e tyre, duke më mbajtur për dore”, deklaroi këngëtarja. /a.y/noa.al