Transmetuar më 22-12-2018, 23:44

Shqiptari,  i cili kishte grabitur me bashkëpunëtorë të tjerë në Vilia të Atikës, më 27 nëntor 2018 dhe u arratis nga qelitë e paraburgimit të martën e një jave më parë u arrestua këtë mbrëmje në shtëpinë e një miku të tij në Haidari.

Sipas policisë greke shqiptari u arrestua pas një operacioni policor të organizuar, ku  mori pjesë edhe e kapën në një shtëpi dy-katëshe, ku ai qëndronte  i fshehur për ditë të tëra, raporton "BW".

Shqiptari 40-vjeçar i arratisur nuk ka bërë  fare  rezistencë   në kohën e arrestimit të tij.

Policia erdhi në këtë zonë pas një informacioni të marrë në rrugë operative, ku tregohej për fshehjen e shqiptarit të arratisur nga burgu.

Kujtojnë se i arrestuari kishte ikur në agim të martën e kaluar, pasi kishte këputur hekurat e dritares së  prej qelisë ku ai mbahej.