Transmetuar më 22-12-2018, 23:31

Këngëtari i njohur Meda ishte një nga të ftuarit e kësaj puntate në “Shiko kush luan”.

Veç zërit fantastik dhe atmosferës së festës që solli në program ai pati mundësinë të gjendej në skenë me bashkëshorten e tij.

Në momentin që duhej të hynte kartolina e artistit nga Kosova, nuk e solli asnjëra nga balerinat por bashkëshortja e tij Lulja.

Duke qenë se janë prindër të katër fëmijëve, kartolina e tij kish të bënte me faktin nëse mund të kenë pesën numrin e fatit.

Me shumë humor të dy thanë se te numri katër ndihen mirë.

I pyetur nga Luana, Meda shtoi se për të Lulja e tij është lulja më e bukur në botë dhe pyetjes se sa zero ka bilanci i të ardhurave për 2018-ën vendosi që ta mbajnë brenda familjes si informacion.

Ky ishte një moment shumë i bukur televiziv pasi bashkëshortja e tij është e rezervuar ndaj daljeve publike dhe zgjodhi të surprizonte Medën në  “Shiko kush luan”.