Transmetuar më 22-12-2018, 20:51

Jorida Tabaku u shpreh sot se detyra e çdo demokrati është “si të bëhemi gati për të qeverisur vendin”.

Ajo u shpreh në “Kjo javë” se dëshira e saj është “që Partia Demokratike të jetë një parti e madhe e të gjithëve që kanë kontribuar në vite”.

“Jam rritur në PD, pavarësisht se s kam qenë person publik, kam nisur angazhimet me forumet rinore të Partisë Demokratike. Shumë nga këta figura i kam parë si figura përfaqësuese të Partisë, për mua dëshira ime do të ishte që Partia Demokratike të ishte një parti e madhe e të gjithëve që kanë kontribuar në vite”, u shpreh ajo.

Ajo gjatë intervistës ka thënë më tej se Partia Demokratike ka një program elektoral dhe sipas saj, është gati për të qeverisur.

“Jemi gati për të qeverisur. Jemi gati edhe me program elektoral, jemi gati edhe me një këshill të ri kombëtar edhe me figura shumë të mira që përfaqësojnë PD dhe unë besoj që kjo është dëshira e çdo demokrati brenda apo jashtë strukturave të Partisë Demokratike sot”, u shpreh Tabaku./a.k/noa.al/