Transmetuar më 22-12-2018, 17:43

Rritja me ritme të shpejta e numrit të personave që vuajnë nga depresioni, ka bërë që Aleanca Europiane kundër Depresionit të marrë inisiativën të implementojë në Shqipëri, me mbështetjen e OBSH-së, një platformë elektronike për tu ardhur në ndihme personave të prekur, me qëllim trajtimin e tij në distancë. Platforma “IFightdepresion” është konsideruar nga Komisioni Europian si trajtimi me i rëndësishëm për parandalimin e vetëvrasjeve. Kjo platformë e sjellë edhe ne Shqipëri, përveç informacioneve mbi depresionin për familjarët, kujdestarët e personave që vuajnë, pyetësorve të vetvlerësimi etj, ofron edhe instrumenta trajtues me anë të moduleve dhe ushtrimeve në Internet, ku çdo person mund të vlerësojë vetë shkallën e depresionit Onlinë dhe të kërkojë ndihmë nga psikologët, po Onlinë për trajtimin e tij.

Arlinda Pashoja, nga Qendra britanike e Shëndetit Mendor, thotë se kjo platformë në një vend si Shqipëria, ku mbulimi me mjekë është i ulët dhe stigma për të takuar psikologun e lartë, është zgjidhje shumë e mirë.

Ulrich Hegerl, Drejtues i Aleancës Europiane kundër depresionit, që erdhi në Tiranë për këtë platformë, thotë se ne vendet ku ajo është përdorur, numri i vetëvrasjeve ka rënë ndjeshëm.

Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje është që të përmirësojë gjëndjen tek personat që vuajnë nga depresioni dhe të parandalojë tentativat për vetëvrasje. Ne kemi dhe vlerësime që kjo ka funksionuar. Për shembull në Nuremberg ku ne kemi bërë ndërhyrje, pamë gjatë kohës së implementimit se numri i vetëvrasjeve ra me 20%, krahasur me ato rajone ku kjo platformë nuk u implementua. Reduktime të ngjashme u vunë re edhe në rajone të tjera të Gjermanisë si dhe në Portugali. Pra, ka evidenca të mira që ky mekanizëm ka efekte pozitive.

Tre qendrat e para komunitare që do e praktikojne atë janë në Shkodër, Korçë dhe ajo nr.3 në Tiranë, të cilat përmes moduleve Online, do t’i japin akses pacientit në trajtim të mbajë nën kontroll terapinë dhe të marrë këshilla dhe ushtrime, se si të shmang sjelljet me karakter depresiv, në çdo ditë të jetës.