Transmetuar më 22-12-2018, 13:14

Moderatorja shqiptare Almeda Abazi do të bëhet nënë për herë të parë. Ajo duket se po shijon momente të lumtura gjatë pritjes së ëmbël.

Lajmin e shtatzënisë ajo e konfirmoi në tetor, teksa publikoi para disa ditësh foton se si duket gjatë kësaj periudhe të ëmbël, ndërsa sot ka ndarë me ne një tjetër moment emocionues.

Ish-missi shqiptar e cila prej disa vitesh është e martuar me aktorin e famshëm turk Tolgahan gjithashtu e ka bërë publik faktin se çifti është në pritje të një djali.

Por disa orë më parë ajo ka postuar në Instagramin e saj një foto vërtet emocionuese. Almeda duket teksa dëgjon për herë të parë rrahjet e zemrës së bebit dhe kjo ka ndodhur me datën 8 shtator atëherë kur asnjë nga ne nuk e dinte për shtatzëninë e saj.

Në foto shihet mjaft mirë se sa emocion ka kaluar moderatorja e cila ka vendosur duart ne fytyrë duke mos e besuar atë që po dëgjonte./b.l/noa.al/