Transmetuar më 22-12-2018, 11:51

Një vajzë shqiptare 31 vjeçare rezulton e zhdukur prej 17 dhjetorit.  Mediat greke shkruajnë se vajza e identifikuar me emrin Aurora Mici ka humbur gjurmët prej 17 dhjetorit pranë kufirit greko-shqiptar.

Ajo ka humbur në zonën Krystallopigi në Follorina. Ditën kur ajo u zhduk, ajo mbante xhaketë të zeza, xhinse, këpucë sportive të bardha dhe një çantë të zezë.

Në të dhënat e policisë thuhet se jeta e saj është në rrezik. Kërkimi ka nisur me urdhër të policisë greke. Ndërkohë që thuhet se ka një shenjë djegie në dorën e saj të djathtë.

Deri më tani me gjithë kërkimet policia nuk ka gjetur asnjë shenjë të saj, ndaj  autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve nëse kanë informacion rreth vendndodhjes së mundshme të shqiptares./b.l/noa.al/