Transmetuar më 21-12-2018, 23:23

Tre mjekë, dy nga të cilët të dalë në pension, mbajnë hapur spitalin e Skraparit dhe i shërbejnë një komuniteti prej rreth 18 mijë banorësh.

Alarmi i ngritur prej kohësh për mungesën e spcialistëve, tashmë është emergjencë.

Astrit Dyrmishi: Dy mjekët e fundit, Esati dhe Muharremi, janë në mosjhë që e kanë kaluar pensionin, por ne e kemi të detyrueshme dhe të domosdoshme që këta të kryejnë shërbimin. Këtu ka mangësi të theksuar mjekësh.

Drejtori i Spitalit thotë se situata është njohur për të gjitha institucionet shtetërore, dhe është në pritje që në në janar këtu të nisë proçesi i patronazhimit, shkruan Ora News.

Astrit Dyrmishi: Gjinekologun e marrim nga Lushnja, dy deri tre herë në muaj.Vjen sepse aktualisht ne nuk kemi gjinekolog.

Me  kapacitet prej 38 shtretër, ky spital ka dhe mungesë aparaturash, që për drejtorin janë po kaq shqetësuese, por që është i lidhur si problem sërisht me mungesën e mjekëve.