Transmetuar më 21-12-2018, 15:29

Aktori Macaulay Cuklin, ose siç ju të gjithë mund ta njihni Kevin-i që mbeti i vetëm në shtëpi, sapo na dha dhuratën më të bukur të Krishtlindjeve. 38 vjeçari, në pamje më i shëndetshëm se kurrë, është bashkuar me Google, për të bërë një reklamë të sistemi të zërit që kjo kompani ofron në shtëpitë tuaja.

Skena është gjithnjë e njëjta: Kevin zbret i habitur nga papafingo dhe pyet veten ku kanë përfunduar e ëma dhe i ati. Vetëm se kanë kaluar 27 vjet dhe Mc.Callister-i i vogël tashmë është rritur, por gjithsesi leksionet e së kaluarës nuk i ka mësuar ende! “Kevin” ka pranuar ofertën e Google për xhirimin e një filmi tjetër si vazhdim i të njëjtit subjekt.

Kevin, tashmë i rritur, përgatit mëngjesin dhe pyet asistentin e tij digjital çfarë dite është. Pikërisht siç në filmat e mëparshëm i kalonte orët përpara pasqyrës, kësaj radhë i kërkon Google-it që t’i shtojë listës së tij të shpenzimit një komplet mjetesh për pas-rrojë.

Merr në telefon Pizzerinë dhe pagesa kryhet online gjithnjë përmes Google Assistant. Teknologjia ka ndryshuar, por jo tendenca e Kevinit për prapësi! Madje, ajo është rënduar! Kevin vendos sërish të torturojë dy hajdutët dhe viktimat e tij të preferuara, duke i gënjyer se shtëpia e tij është plot me njerëz.

Traileri i filmit në rrjetet sociale ka arritur më shumë se 5 milion shikime në më pak se 24 orë! Ironia e personazhit të Culkin është që edhe pse pothuajse 30 vite më vonë, sërish rikthehet të na argëtojë me skena nga subjekti që e bënë një aktor me famë ndërkombëtare./b.l/noa.al/