Transmetuar më 21-12-2018, 13:02

Duke folur sot në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet vetingu në politikë, ministri për Diasporën, Pandeli Majko, e cilësoi si qesharak propozimin e opozitës.

Kjo pasi siç tha ai politikani i cili e kalon vetingun konsiderohet i pastër.

“Në çdo libër të së drejtës pafajësia e çdo individi të akuzuar për lidhje me krimin e organizuar jepet vetëm nga gjykata dhe askush tjetër”, u shpreh Majko.

Në vijim ai ftoi oozitën që të merren me studentët dhe kërkesat e tyre, duke thënë se nuk i kanë kundërshtarë.

“Ata nuk janë kundërshtarët tanë, ata janë shpëtimi ynë. Mesazhin e tyre e majta e ka marrë dhe po e reflekton. Për arsye ironike Partia Demokratike që u krijua nga studentët sot nuk flet dot gjuhën e tyre”, deklaroi Majko. /a.y/noa.al