Transmetuar më 21-12-2018, 12:21

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi sot në Kuvend, pas fjalës së deputetit socialist Ulsi Manja, teksa diskutohet vetingu në politikë.

Berisha tha se “Ulsi, fjalimin ta ka përgatitur Ymer Lala, se Ymeri të kapi për zverku dhe të nxori jashtë nga gara elektoral e PS në Dibër dhe atë interceptime që janë për ty, janë ato të skllavit se jo të gjithë ju jeni shtylla krimi. Disa janë bosët e krimit të tjerë skllav të krimit”.

Më tej ai iu drejtua deputetes socialiste Blerina Gjylameti, duke i thënë “Lexoje fjalimin e Klodian Shullazit”.

Po ashtu duke iu drejtuar socialistëve, Berisha tha se “Secili prej jush jeni o skllevër të krimit, o shtylla të krimit, ndaj dhe sot keni ikur, jeni zhdukur”.

Në replikë deputetja Gjylameti tha se nuk ka merak as për bashkëshortin sot dhe as për të birin nesër.

“Më pak kam merak nga ndonjë kunat. S’kam asnjë merak, frika që ke sot të duket në çdo moment kur flet. Një gojë e lig që e ka mbytur këtë vend, je fatkeqësia e këtij vendi”, deklaroi Gjylameti. /a.y/noa.al