Transmetuar më 21-12-2018, 10:32

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla.

Gjithashtu nuk janë gjetur produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të këtyre lëndëve në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

Në vijim thuhet se kontrollet do vijojnë. /a.y/noa.al