Transmetuar më 21-12-2018, 10:04

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, në ditët e fundit të këtij viti.

Mësohet se fillimisht Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e partisë më 26 dhjetor, ndërsa në datë 28 do të mblidhet edhe Asambleja Kombëtare.

Në fokus të kësaj mbledhje do të bëhet një analizë e thelluar e qeverisjes, për vitin që po lëmë pas.

Po ashtu do të diskutohet edhe për synimet e vitit që vjen, i cili është një vit zgjedhor.

Kjo pasi më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet lokale, për drejtuesit e bashkive dhe njësive administrative. /a.y/noa.al