Transmetuar më 20-12-2018, 21:13

Ava Max është këngëtarja shqiptare e radhës, e cila po korr suksese ndërkombëtare. Emri i saj i vërtetë është Amanda Koçi.

Kënga e tretë e saj “Sweet but psycho” ka tërhequr vëmendjen e fansave të muzikës në të gjithë botën. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ajo.

Amanda Koçi, 24 vjeç, ka lindur në Wisconsin të SHBA-ve, nga prindër emigrantë shqiptarë.

Produksioni i parë muzikor i saj është “My way”, i lançuar në prill të këtij viti, pas nënshkrimit me shtëpinë e madhe muzikore “Atlantic Records”.

Fansat e saj ndërkohë kanë vënë në dukje ngjashmërinë me këngëtaren e famshme, Lady Gaga.

“Sweet but Psycho” është ndër këngët më të dëgjuara në Britani. Për dy javë rresht ka qenë kënga e dytë më e dëgjuar dhe më e shitur.

Në klasifikimin e Krishtlindjes, pritet që shqiptarja t’i rrëmbejë vendin Ariana Grandes.