Transmetuar më 20-12-2018, 19:55

Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Orikum.

Mësohet se automjeti ka qenë i parkuar në momentin e ngjarjes.

Nuk dihen shkaqet e shpërthimit, ndërsa ka nisur puna edhe për identifikimin e autorëve.

Makina rezulton të jetë në pronësi të Vezir Bellos, shofer në ambulancën e Orikumit.

Për fat të mirë ngjarja është mbyllur vetëm me disa dëme materiale, dhe pa pasoja në njerëz.

Gjithsesi, banorët që e kanë dëgjuar shpërthimin janë alarmuar nga situata. /k.k/noa.al/