Transmetuar më 20-12-2018, 19:34

Ish-Kryeministri Berisha e nisi me një falenderim për studentët e Vlorës fjalimin e tij në Parlament.

Duke iu referuar protestës së tyre, dhe bisedës me Kryeministrin Rama, Berisha tha se ata i dhanë një leksion të madh Kryeministrit.

“Përshëndes studentët e Vlorës, i dhanë një leksion mashtruesit të madh. Përshëndes studentët e Mjekësisë që i mbyllin dyert dialogut me krimin.

Përshëndes ata mijëra qytetarë që janë në grevën më të madhe, kanë bojkotuar mësimin, po zgjojnë te qytetarët më të rëndësishëm të njeriut, shpresës”, tha Berisha.

Sipas tij, qeveria do të përballet me atë që e quan uragan uragan rinor të studentëve. “Përballë kësaj pranvere, përballë këtij uragani qëndron korruptori dhe ata që janë përgjegjës për dënim e arsimit shqiptar. Rama në 2005 nuk ka deklaruar asnjë konto bankare. Anastas shpjegojua pak. Pronari i Surrelit banon në 500 metra katror. Në 2009 llogari rrjedhëse, mbeten 1400 euro.

Herë të tjera ai bën banditin, herë maniakun seksual. Ky i ka të gjitha, kjo është minimum”, u shpreh Berisha. /k.k/noa.al/