Transmetuar më 20-12-2018, 16:41

Gazetari i njohur Sokol Balla është një person mjaft i rezervuar përsa i përket jetës së tij private, por sot mesa duket i ka thyer paksa rregullat.

Balla nuk ka nguruar të urojë njërën prej vajzave të tij me rastin e ditëlindjes duke postuar disa foto të ndryshme gjatë rritjes së saj nga momenti kur ajo erdhi në jetë e deri në ditët e sotme.

Ai sigurisht këtyre fotove i ka bashkangjitur edhe një dedikim emocionues dhe për këtë ka zgjedhur disa nga vargjet e këngës së njohur “You are my Sunshine Original” e kënduar nga Johny Crash.

Gazetari ka shkëputur një prej pjesëve më emocionuese ku thuhet:“Ti je rrezja e diellit, dhe e vetmja rreze dielli për mua. Ti më bën të lumtur, më bën të qesh, të qaj, më bën krenar.

Unë jam babai yt dhe do të dua deri në pafundësi, një million herë. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime Belen”, shkruan Sokoli.