Transmetuar më 20-12-2018, 13:33

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat mesditën e sotme në Fier, ku për pasojë janë dëmtuar disa vagona.
Ngjarja është shënuar në afërsi të urës mbi “Vijën e ngjalës”, ku treni me pasagjerë ishte nisur nga Durrësi drejt Fierit.
Mësohet se si pasojë e aksidentit nuk ka të lënduar në njerëz, përveç panikut të krijuar mes pasagjerëve.
Shkak për aksidentin është bërë thyerja e disa traversave, teksa kalonte treni.
Para daljes nga shinat, është bërë një zhurmë e madhe si pasojë e thyerjes së traversave, të cilat kanë qenë të amortizuara. /a.y/noa.al