Transmetuar më 20-12-2018, 10:50

Deputeti demokrat Endri Hasa, nuk pranon të lërë sallën e seancës parlamentare, pas urdhrit të kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për tu përjashtuar.

Gjithçka pasi deputeti Hasa, hodhi një vezë drejt Kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit fliste në foltoren e parlamentit.

Por pavarësisht ndërprerjes së parë nga kryeparlamentari, deputeti demokrat sërish nuk ka pranuar të lërë seancën, duke çuar në ndërprerjen e saj.

Kryeparlamentari e paralajmëroi me përjashtim me dhjetë ditë, duke thirrur edhe Byronë e Kuvendit për vendosjen e masës ndëshkimore.

Goditja ndodhi pasi Kryeministri Edi Rama tha se 40 minutat e tij ku do të diskutohej buxheti i vitit 2019, do ia linte kryetarit të opozitës, për të cilin tha se u kthye në Parlament, me mandate të pjekura por jo të djegura.

“Askush më kollaj se sa vetë Lulzimi nuk mund tiu tregojë shqiptarëve se pse zgjidhja e vetme, është kjo mazhorancë, ndërsa unë vetë do filloj dialogun e vështirë me studentët e Mjekësisë”, tha Rama. /a.y/noa.al

Qëlloi Ramën me vezë, përjashtohet deputeti demokrat