Transmetuar më 20-12-2018, 09:06
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim për drogë, dhe i dënuar me burg, është vënë në prangat e policisë së Vlorës.

Vasil Balliu, 25 vjeç, banues në fshatin Beshishtë, Vlorë, u arrestua pasditen e kësaj të mërkure.

Prangosja e tij u bë në një banesë të braktisur pranë aksit rrugor të fshatit Llakatund, Vlorë.

Mësohet se i riu fshihej prej kohësh, në mënyrë që ti shpëtonte prangosjes nga policia.

Sakaq Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë në 18 korrik .2017 e ka dënuar Balliun, me 4 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al