Transmetuar më 20-12-2018, 08:21

Jo më veshje të zeza dhe të bollshme, por tashmë barku del në pah lirisht.

Bashkëshortja e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle, është shfaqur me një fustan pas trupi, duke zbuluar barkun e shtatzënisë teksa ka shkuar pesë muajshe.

Gjithçka teksa mori pjesë në aktivitetin e bamirësisë së familjes mbretërore ‘Royal Variety Charity’.

Por kësaj radhe objektivat e fotografëve u përqendruan në fustanin e saj premaman, ku për herë të parë u panë lirisht format e saj të shtatzënisë.

Meghan duket se po e përballon mirë shtatzëninë, ndërsa në fillim të muajit prill pritet të bëhet nënë. /a.y/noa.al