Transmetuar më 20-12-2018, 07:59

Një këngë e publikuar vetëm dy ditë më parë në Greqi, ka ngjallur reagime të forta.

Reperi i njohur grek Tus ka publikuar një këngë, dedikuar shqiptarit Alket Rizai.

Ai i këndon shqiptarit, të arratisur dy herë në mënyrë spektakolare nga burgjet greke, me helikopter.

Në klipin të cilin mund ta shihni më poshtë, shfaqet edhe një person i veshur me bluzë kuq e zi, me simbolin e flamurit shqiptar.

Alket Rizai u bë i njohur në Greqi, pas dy arratisjeve të tij, ndërsa herën e tretë kur mori peng policët e burgut të Malandrinos, nuk ia doli.

Aktualisht ai ndodhet pas hekurave i dënuar me burg përjetë për vrasje dhe tentativë arratisje.

Kënga e Tus, është kritikuar ashpër nga grekët, të cilët e quajnë “tradhtar”. /a.y/noa.al